Takimi mes Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kancelares gjermane Angela Merkel në Kremlin kishte si fokus zhvillimeve të fundit në Afganistan, me ardhjen në pushtet të talibanëve.

Putin u shpreh se vendet e tjera nuk duhet të imponojnë vlerat e tyre në Afganistan dhe se realiteti tanimë është se talibanët kanë marrë kontrollin e shumicës të vendit.

Politika e papërgjegjshme e imponimit të disa vlerave të jashtme duhet të ndalet, si dhe aspiratat për të futur demokracinë sipas modeleve të shteteve të tjera, pa marrë parasysh tiparet historike, kombëtare dhe fetare duke injoruar plotësisht traditat e popujve të tjerë“, u shpreh ai.

Kreu i Kremilinit tha se shpresonte që talibanët të përmbushnin premtimet e tyre për të rivendosur rendin në Afganistan dhe theksoi faktin se është e rëndësishme të parandalohen terroristët, që të hyjnë në vendet fqinje. Putin foli me Merkel edhe për situatën në Ukrainë.

Gjatë konferencës për shtyp Presidenti rus tha se udhëheqja e Kievit ka vendosur kundër një zgjidhjeje paqësore të konfliktit në Ukrainën lindore.

Ai foli edhe për arrestimin e Navalny teksa u shpreh se nuk u dënua për aktivitetin e tij politik, po për veprimtarinë e tij kriminale kundër partnerëve të huaj. Putin tha se Gjermania mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë dhe ekonomikë të Rusisë falë, përpjekjeve të Merkel gjatë 16 viteve të saj si Kancelare.

Klan News