Teksa Shtetet e Bashkuara dhe NATO bëjnë thirrje gjithnjë e më shumë për rrezikun e influencës së Rusisë në Europë e Ballkan, Rexhep Taip Erdogan vijon afrimin me Moskën. Presidenti turk do të takojë këtë të hënë në Moskë homologun e tij rus Vladimir Putin.

Dy krerët e shteteve mbledhin këshillin e bashkëpunimit të lartë Ankara-Moskë. Marrëdhënia e afërt mes Erdogan dhe Putin ka shqetësuar ndjeshëm SHBA-të. Turqia është pranë marrjes së sistemit mbrojtës raketor S-400 nga Rusia, një veprim që nuk u prit mirë nga aleatët e NATO-s.

Uashingtoni urdhëroi ndërprerjen e furnizimit të Turqisë me avionët luftarakë F-35, pasi sipas Departamentit të Mbrojtjes pajisja e një vendi të NATO-s me sisteme ushtarake ruse cënon sigurinë e aleancës.

/tvklan.al