Sot është lideri i gjithëpushtetshëm, më jetëgjati në pushtet pas Josip Stalin, por Vladimir Putin nuk e ka harruar prejardhjen e tij ushtarake.

Në një testim të armëve më të reja të ushtrisë ruse, shefi i Kremlinit duket mjaft i afërt dhe i mirëtrajnuar me një snajper tip Kallashnikov, teksa shënjestron me kujdes tabelën në një largësi 600 metra.

Putin shquhet për karakterin sportiv, si në rastin e sfidës së një xhudisti profesionist. Pasionet e Presidentit rus janë të shumta, që nga makinat e të gjitha llojeve që pëlqen të ngasë, e deri të kafshët. Putin njihet si adhurues i qenve dhe ka një koleksion të gjerë të miqve me 4 putra të njeriut.

Tv Klan