Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është tashmë një nga udhëheqësit më jetëgjatë në botë. Këtë të mërkurë votuesit vendosën që t’i hapin përsëri rrugën për të drejtuar vendin deri në vitin 2036.

Rezultatet e para të referendumit treguan mbështetje të madhe për reformat kushtetuese të propozuara nga Putin, përfshirë edhe atë që rivendos kufirin e mandatit të Presidentit.

Nëse fiton zgjedhjet e vitit 2024 dhe më pas fiton sërish një mandat tjetër, Putin mund të ngjitej në pushtet deri në moshën 84 vjeç, duke e shtyrë sundimin e tij në më shumë se 36 vjet.

Putin ka qenë në pushtet për mbi 20 vjet, duke u vendosur në vendin e 14 në listën e liderëve me drejtimin më të gjatë në botë, duke përjashtuar mbretërit të cilët sundojnë gjithë jetën e tyre.

Jetëgjatësia e tij ka ardhur nga trazirat e vazhdueshme midis roleve të kryeministrit dhe presidentit që nga viti 1999. Ai vlerësohet gjithashtu si një udhëheqës autokrat.

Zgjedhjet e zhvilluara janë parë si jodemokratike dhe në favor të rij. Monitoruesit e zgjedhjeve kanë thënë se votimi presidencial i vitit 2018 ishte “tepër i kontrolluar” dhe “i mungonte një konkurrencë e mirëfilltë”.

Kohëzgjatja e sundimit të Putinit mund të krahasohet me atë të  Presidentit Sirian Bashar al-Asad dhe Presidentit Ruandas Paul Kagame, të cilët e ndryshuan me sukses kushtetutën, në mënyrë që ta zgjasnin sundimin e tyre deri në 35 vjet, siç shkruan CNN.

Nëse do të sundojë Rusinë edhe në dy mandatet e tjera, mbretërimi i Putin do t’i ngjasojë atij të Paul Biya i Kamerunit, Teodoro i Guinea Ekuatorial, Ali Khamenei i Iranit dhe Hun Sen i Kamboxhias, të gjithë këta kanë qenë në pushtet për më shumë se 35 vjet.

Presidenti rus Vladimir Putin është tashmë një nga udhëheqësit me drejtimin më të gjatë të një vendi në botë. /tvklan.al