Kryediplomatët e dy vendeve drejt Moskës për të diskutuar armëpushimin

Thirrja e Vladimir Putinit ka ndezur dritën e shpresës për armëpushim mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Ministrat e Jashtëm të dy vendeve u nisën për në Moskë, për të marrë pjesë në takimin e ndërmjetësuar nga kryediplomatit rus, Sergei Lavrov, këtë të premte.

Këtë javë shefi i Kremlinit u bëri thirrje disa herë dy ish-republikave sovjetike të reshtin së luftuari dhe të ulen në dialog, që mund të ndërmjetësohej edhe nga Moska, si pjesë e ekipit të posaçëm të OSBE-së për konfliktin në rajonin e Nagorni Karabakut. Putin bëri po ashtu thirrje për shkëmbim të burgosurish.

Luftimet kanë nisur prej 27 Shtatorit dhe konsiderohen si më të rëndat, që prej luftës së viteve ’91-’94 që i mori jetën mbi 30 mijë personave, ushtarë e civilë. Po ashtu edhe ky konflikt, përveçse shkatërrimeve që ka sjellë në rajonin e Nagorni Karabakut, u ka marrë jetën qindra personave.

Tv Klan