Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vaksinat Sputnik janë të besueshme sikur arma kallashnikov.

Ky koment i Putinit u bë gjatë një video konferencë të mërkurën me zëvendëskryeministren Tatyana Golikova, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Konferenca u mbajt pasi zyrtarët shëndetësorë të vendit krijuan një dozë të re të vaksinës Sputnik V të quajtur Sputnik Light.

Krahasimi i Putinit i referohej armës së epokës së Bashkimit Sovjetik që mbetet e njohur dhe e përdorur gjerësisht edhe sot.

Vaksina Sputnik V funksionon në një mënyrë të ngjashme me të tjerat të zhvilluara nga Oxfordi si AstraZeneca dhe Janssen, Johnson & Johnson.

Sputnik përdor një virus të tipit të ftohtë, i dizajnuar për të qenë i padëmshëm, si një bartës për të dhënë një fragment të vogël të koronavirusit në trup.

Kritikët e administratës Putin ishin skeptikë kur vaksinës iu dha miratimi i shpejtë rregullator në Moskë vitin e kaluar, por provat e fazës së vonë kanë zbuluar se ofron nivele të larta mbrojtjeje kundër COVID-19./klankosova