Rusia ka zhvilluar një raketë të re lundrimi që është e pamposhtur, sipas Presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas

BBC

, Putin e bëri deklaratën kur ai paraqiti politikat e tij kyçe për një mandat të katërt presidencial, përpara zgjedhjeve që ai pritet t’i fitojë për 17 ditë.

Ai prezantoi një sërë armësh të reja, duke përfshirë një raketë që mund të “arrijë kudo në botë”.

Duke e prezantuar atë me video, ai tha se raketa nuk mund të ndalet nga mburoja amerikane në Evropë dhe Azi.

Arma bërthamore tha ai, është

“një raketë lundrimi me peshë të ulët me një distancë të pakufizuar dhe një rrugë të paparashikueshme fluturimi, e cila mund të anashkalojë linjat e përgjimit dhe është e pamposhtur përballë të gjithë sistemeve ekzistuese dhe sistemet e ardhshme të mbrojtjes raketore dhe të mbrojtjes ajrore”

.

Gjatë fjalimit televiziv që zgjati dy orë, ai inkurajoi rusët të sugjeronin emrat për të dy sistemet. Ai argumentoi se Rusia kishte reaguar pas viteve lutjesh ndaj SHBA-ve për të mos shkelur traktatet anti-raketore./tvklan.al