Presidenti rus Vladimir Putin thotë se vendi i tij ka prodhuar një version tokësor të raketës hipersonike Zircon.

Kjo raketë vdekjeprurëse është disa herë më e shpejtë se shpejtësia e dritës. Presidenti Putin thotë se Rusia është i vetmi vend në botë që ka armë hipersonike dhe do t’i vendosë ato në terren.

Lideri i Kremlinit në të shkuarën ka sugjeruar se kjo armë me aftësi bërthamore godet si një meteor dhe nuk mund të ndalet nga asnjë sistem mbrojtës. Putin ka deklaruar gjithashtu se për herë të parë, Rusia tanimë ka epërsinë për të dizenjuar armë të fuqishme të reja.

Sipas raportimeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një prej shteteve që po punojnë gjithashtu për dizenjimin e tyre.

Putin ndjen se nuk po përpiqet më që të arrijë Shtetet e Bashkuara. Sipas TVZvezda, ai tha: “Këto janë armët e së ardhmes, të afta për të penetruar si raketat e sistemeve mbrojtëse ekzistuese, ashtu edhe ato në perspektivë.

Putin tha se vendosja e tyre në terren do të ndodhë pas një viti. “Bazuar në instruksionet e mia Ministria e Mbrojtjes përgatiti dhe realizoi një test final të këtij sistemi. Kjo sapo u përmbyll me sukses absolut”. Ai e quajti atë një lloj të ri arme strategjike./tvklan.al