Presidenti rus Vladimir Putin u zotua se do i “thyejë dhëmbët’ armiqve të  huaj, të cilët përpiqen të kafshojnë copa të territorit të gjerë të vendit. Deklarata e Putin erdhi menjëherë pasi Uashingtoni dhe Moska u përplasën në Samitin e Arktikut.

‘Të gjithë duan të na copëtojnë ose të marrin një gjë nga ne, megjithatë ata që duan ta arrijnë këtë duhet të dinë se ne mund t’u thyejmë dhëmbët’’, është shprehur ai.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi homologun e tij rus Sergey Lavrov se Poli i Veriut duhet të mbetet ‘pa konflikt’ .

Lavrov u kundërpërgjigj duke thënë se Moska nuk shihte ‘asnjë bazë’ për konflikt në Arktik.

Disa ministra të tjerë të jashtëm, duke përfshirë ata nga Kanadaja, Islanda, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia, mbështetën kërkesën e Blinken për të mbajtur Arktikun në paqe dhe pa konflikte. Artiku duhet të jetë nën kontrollin e  autoriteteve ndërkombëtare dhe jo të disa vendeve individuale deklaruan ministrat e këtyre vendeve.

Si SHBA dhe Rusia kanë rritur kohët e fundit prezencën e tyre ushtarake në Polin e Veriut.

Klan News