Presidenti nënshkruan dekretin që i jep mundësi vetes të kandidojë edhe dy mandate të tjera

Presidenti rus Vladimir Putin ktheu në ligj, projektligjin kontrovers, që i mundëson mbajtjen e pushtetit deri në vitin 2036. Projektligji, i cili është miratuar së fundmi në të dyja dhomat e Parlamentit, harmonizon ligjet zgjedhore me ndryshimet kushtetuese, të cilat janë miratuar me referendum vitin e kaluar.

Një nga ndryshimet kushtetuese e kthen në zero kohën e tanishme të qeverisjes së Putinit dhe i mundëson të garojë sërish në fund të mandatit aktual në vitin 2024. Sipas ligjeve aktuale për zgjedhjet, një presidenti i ndalohet gara për një mandat të tretë gjashtëvjeçar, ndërkohë Putini është duke kryer mandatin e dytë gjashtëvjeçar.

Amendamentet kushtetuese u prezantuan në janar të vitit 2020 nga lideri rus, i cili e ka udhëhequr shtetin si kryeministër apo president që prej vitit 1999. Referendumi për miratimin e amendamenteve kushtetuese, që u mbajt Verën e kaluar, nxiti protesta masive në Moskë, por pa sjellë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Kremlinit.

Sipas rezultateve të një sondazhi të kryer nga organizata e pavarur Qendra Levada, 41 për qind e rusëve nuk e duan Putinin në pushtet pasi mbarimit të mandatit në vitin 2024. Popullariteti i kreut rus ra më shumë pas arrestimit të liderit të opozitës Alexei Navalni, i cili tani ndodhet në një burg të sigurisë së lartë larg Moskës i dyshuar si i sëmurë me tuberkuloz.

Klan News