Pyetet sërish për Ahmetajn, Rama: PS dhe unë nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë


Pyetet sërish për Ahmetajn, Rama: PS dhe unë nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë

16:30 11/02/2024

Me mbarimin e mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama u pyet sërish nga gazetarët sa i takon deklaratave të fundit të ish-ministrit Arben Ahmetaj.


Njëjtë si herët e shkuara, ai theksoi se Partisë Socialiste dhe atij personalisht nuk i takojnë komentimet mbi çështjet e drejtësisë.

Për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni të sigurt se leximin e tyre dijmë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër sepse mbi të gjitha prej shumë vitesh kemi instrumenta shkencore që zhvillojmë anketim të rregullta për opinionin, fokus grupe për të kuptuar çfarë presin nga ne, me qytetarët që na votojnë ose jo e kështu me radhë. Për qytetarët mos u shqetësoni se ata janë shumë të qartë sepse ata merren gjithmonë…Unë e kam thënë dhe e përsëris, janë politikisht një bashkësi jashtëzakonisht e interesuar dhe me nuhatje, dinë t’i ndajnë gjërat. Është një pyetje e kotë, e përsëritur që ka një përgjigje. PS dhe unë nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë, çdokush që ka çështje me drejtësinë, i ka me drejtësinë. Ata që ndihen viktima të forcave të errëta, nuk është aspak për mua ta shpjegoj këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë, t’i zgjidhi me drejtësinë. Nuk bën përjashtim askush, për asnjë arsye. PS nuk bën komente mbi komentet e kujtdo që ka punë me drejtësinë, kjo vlen për të gjithë. Fatmirësisht kemi sot një ditë të re në rrugëtimin ende të gjatë të drejtësisë në Shqipëri dhe në këtë ditë të re kemi një pikë referimi që është struktura anti-korrupsion për të bërë të mundur atë që deri dje dukej e pamundur. Misioni i PS është të bëjë të mundura gjëra që për të tjerët kanë qenë të pamundura. Koha kur flamuri i partisë ishte gjethe fiku apo çarçaf për të mbuluar hijet në trup ka vdekur”, tha Rama./tvklan.al









Të ngjashme