Një pyetje, në dukje e pafajshme, nga një fëmijë në market ka tërbuar një grua 39-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Turqi, ku një fëmijë po priste të ëmën tek kasa e një marketi në Elazig. Aty ishte edhe këngëtarja popullore e zonës, Mesude Eser, e cila po paguante produktet e saj.

http://cdn.bursahakimiyet.com.tr/video/2019/05/08/3262-5cd2ae54d10b1.mp4

“Ti je grua, apo burrë?” pyeti 5-vjeçari Muhammed Uveys Kiliç, pasi shikoi Eser me flokë të shkurtër dhe me pantallona.

“Hurriyet” raporton se tepër e nervozuar me këtë pyetje, Eser dhunoi fëmijën derisa mbërriti e ëma, e cila ia hoqi nga duart.

E gjithë ngjarja është filmuar sekondë pas sekonde në kamerat e sigurisë. Familja Kiliç paditi 39-vjeçaren në polici për dhunë ndaj të miturve. /tvklan.al