Pyetja e gazetarit që vendosi në vështirësi zv/ministrin e Brendshëm (Video)

Posta

Pyetja e gazetarit që vendosi në vështirësi zv/ministrin e Brendshëm (Video)

23:17 05/11/2019

Detajet e reja për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj e Pëllumb Muharremit si dhe arrestimi i Redjan Rrajës si një nga autorët e dyshuar, janë diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gazetari Spartak Koka ka pyetur zv/ministrin e Brendshëm Julian Hodaj nëse policia ka referuar materiale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj përpara atentatit të 1 Nëntorit, meqënëse ishte anatemuar nga Kryeministri Edi Rama.

I ftuar në studio, zv/ministri Hodaj as nuk e pohoi, por as nuk e mohoi një fakt të tillë.

Gazetari Spartak Koka: Z.Hodaj, në dijeninë tuaj, policia ka referuar ndonjë material në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj Arjan Ndoj dhe pjesëtarëve të tjerë të dyshuar që ka informacion Kryeministri për hetime në kuadrin e organizatës kriminale para ngjarjes? Keni dijeni? Sepse në një studio tjetër, zv/ministri tjetër la të kuptohej se materiale janë dërguar për këtë gjë.

Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj: As do ta konfirmoj një gjë të tillë sa koha nuk jam në dijeni të çështjes konkrete. Edhe ta përjashtoj nuk e di për çfarë detajesh flasim tamam. Kryeministri thotë ka një grup prokurorësh që po sillen përtej ligjit, ka një situatë shqetësuese për momentin sepse në pritje të Vettingut po mundohen realisht të bëjnë ç’mund të bëjnë sa t’ju vijë radha.

Gazetari Spartak Koka: A është referuar ndonjë material në Prokurorinë e Krimeve të Rënda? Ka informacione dhe zv/ministri tjetër i Brendshëm deklaroi që materialet për çka ka deklaruar Kryeministri janë referuar të marra kryesisht nga deklarat publike. A është i vërtetë lajmi dhe të presim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda a është i vërtetë ky informacion.

Disa javë përpara atentatit, Kryeministri Edi Rama kishte akuzuar prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj si person që ka lidhje me grupet kriminale dhe e kishte përfshirë në grupimin që kreu i qeverisë e konsideron “KÇK”, “Kap ç’a të kapësh”. /tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT