Aq shumë të interesuar janë gazetarët spanjollë për të ardhmen e Antoine Griezman sa që nuk e lënë të qetë as në konferencat për shtyp të Kombëtares Franceze të Futbollit. Duke mos ditur frëngjisht një gazetar spanjoll ka kërkuar ndihmën e “Google Translate” për të përkthyer pyetjen e tij.

 

Por francezët janë fanatikë për gjuhët e tyre, jo vetëm kërkojnë që të huajt ta flasin, por edhe mirë madje. Mesa duket për këtë arsye zëdhënësi për shtyp i Federatës nuk e lejoi Griezmann t’i përgjigjet pyetjes.

Antoine Griezman është një nga dy lojtarët që janë në qendër të vëmendjes së lajmeve të merkatos së verës në Spanjë. E ardhmja e tij është lidhur ngushtë me Barcelonën.

Tv Klan