Shtimi i pyjeve për të ndalur erozionin në zonat me rrezikshmëri të lartë ishte në fokus të bisedës që ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi zhvilloi me profesorë dhe studentet e 3 fakulteteve në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

 “Nga Fakulteti i Inxhinierisë së ndërtimit padyshim problematikat që kanë të bëjnë me erozionin dhe çfarë do bëjmë ne që të kemi një politikë më të drejtë dhe më të qartë sesi mund ta transformojmë pyllin në një potencial të fortë të bashkive për të ruajtur tokën”.

Klosi kërkoi një qasje të re në menaxhimin e pyjeve.

 “Ne jemi politikëbërës, ne kemi detyrën që ta orientojmë bisedën, por ju jeni ekspertët! Dhe pa marrë këtë mendim ne nuk dalim dot në atë çfarë kërkojmë më mbrapa, që të projektojmë ku do çojmë fondet, ku do bëhen planet e menaxhimit, ku do realizohen prerjet e pyjeve, menaxhimi etj, pra ne na duhet që ta bëjmë ekonomi këtë punë”.

100 ditë aktivizim social për pyjet e ndërmarrë nga ministria e Mjedisit ka për qëllim jo vetëm mbjelljen e pemëve, por edhe organizimin e bashkëbisedimeve me ekspertë mjedisorë.

Tv Klan