AZHBR financon një sërë sipërmarrjesh në Tropojë

Tropoja është një nga zonat më të njohur për prodhimin e gështenjës. Por problematika më e madhe që ka penguar dhe eksportin e prodhimit është mungesa e dokumenteve të pronësisë. Gjatë vizitës me drejtoren e AZHBR në Dojan, ku është financuar një qendër grumbullimi gështenjash, Rama premton zgjidhjen e këtij problem.

“Së shpejti edhe dokumentet e pronësisë në bazë të kufijve të vjetër, për familjet që shfrytëzojnë pyllin fantastik të gështenjave dhe krijojnë punë e të ardhura me mbledhjen e këtij fruti kaq shumë të kërkuar në tregun vendas e atë europian”.

Një tjetër financim i AZHBR në zonë është një fabrike e përpunimit dhe ambalazhimit të mjaltit, si dhe pikë blegtorale.

Tv Klan