Pylli kthehet në zallishte, Bashkia Kamëz jep leje për stallë dhe thertore

Posta

Pylli kthehet në zallishte, Bashkia Kamëz jep leje për stallë dhe thertore

21:01 17/10/2019

Më 13 Shkurt të 2019-ës, emisioni ‘Stop’ në Tv Klan transmetoi ankesën e banorëve të Laknasit, në zonën e quajtur “Plepat e Brukes”, të cilët jetojnë këtu prej 300 vjetësh.

Rastësisht mësuan se Bashkia Kamëz ia dha pyllin me qira një shoqërie, që do ta shndërronte në stallë bagëtish. Për të arritur këtë qëllim, pylli është regjistruar si zallishte. Pas 8 muajsh, banorët shprehen, se në momentin që erdhi Stopi, çdo gjë ishte në rregull, por ditët e fundit pronari Bledar Daci, ka ardhur me polici, që të rrethojë pyllin.

Në periudhën që erdhi Stopi çdo gjë ishte në qetësi. Mbas disa muajsh u rikthye prapë pronari që donte ta merrte pyllin, që ndërkohë është pyll dhe jo zallishte. Erdhi me polici, me shef krimesh. Erdhi me makina, erdhi me çdo gjë. Donte ta rrethonte vendin”.

Sipas tyre, Daci do ta bëjë thertore dhe stallë derrash, edhe pse është vetëm 1 km larg lumit dhe 2 km larg shtëpive të tyre.

Sipas burimeve, Bledar Daci do ta bëjë një thertore këtu. Një kilometër larg lumit dhe dy kilometër larg banorëve”.

Në bashki drejtojnë gishtin nga ish-kryetari Xhelal Mziu kur është dhënë leja, por nuk i japin zgjidhje problemit.

Kur shkojmë tek Rakip Suli justifikohet se gabimin e ka bërë Xhelal Mziu. Nuk na intereson se kush e ka bërë gabimin, Rakipi të marrë grupin specialist ta rishikojë këtë vendin këtu. Është zall apo është pyll”.

Kemi 3 ditë që s’flejmë gjumë. Ikim ne gratë në shtëpi vijnë na marrin burrat nëpër shtëpia. Burrat nuk i lejojmë të flasin, forcën e kemi ne gratë”.

Kryebashkiaku aktual i Kamzës, Rakip Suli thotë se është vënë në dijeni këto 45 ditë që është në detyrë dhe ka biseduar me subjektin që të pezullojë punimet për disa ditë, sa të shprehet Prokuroria.

Unë kam 45 ditë që jam ulur në karrigen e kryebashkiakut të Kamzës. Nuk është fuqia ime për ta anuluar lejen e ndërtimit. Ne menduam dhe u lidhëm me kompaninë. I thamë ‘ti zotëri meqënëse banorët kanë bërë një denoncim në prokurori është mirë mos vazhdosh punimet. Ok tha’. Morëm informacion dje që ka vazhduar rrethimin. Sot kam nisur grupin nga bashkia për të bërë pezullim 10 ditor të punimeve. Hapi i dytë nëse ka shkelur dosjen do jetë kallëzim penal në prokurori për shkeljen e kësaj dosje, si praktikë e dhënies së lejes së ndërtimit, 10 ditë para largimit nga kjo karrige e kryebashkiakut”.

Nga ana tjetër, avokati i banorëve, Sinan Tafaj, shprehet se vetë Këshilli Bashkiak mund ta shfuqizojë atë vendim, nëse ka dëshirën e mirë për t’i ndihmuar këta banorë.

E para gjë që do bëjmë është të godasim vendimin e Këshillit Bashkiak, i cili në mënyrë manipulative e ka konsideruar si zonë zallishtë dhe jo pyll. Megjithatë këshilli aktual kompetent është absolutisht kompetent për ta verifikuar këtë vendim dhe për ta shfuqizuar. Nëse nuk do të ketë një vullnet nga ana e këshillit bashkiak të Bashkisë Kamëz, atëherë ne do ta ngremë çështjen në Gjykatën Administrative për ta shfuqizuar si një akt normativ që cënon interesat e qytetarëve. Por gjithsesi, padia do të paraqitet kundër këtij këshilli që nuk do ta shfuqizojë”. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT