Volejbollisti: Duam titullin kampion

Anton Qafarena fitoi trofeun e dytë në pak kohë në Ukrainë. Skuadra e Barkom-Kazhany Lviv ku luan volejbollisti shqiptar, pas superkupës arriti të fitojë edhe Kupën. Synimi i radhës për Qafarenën është kampionati ku në sezonin e rregullt skuadra e tij pësoi vetëm një humbje.

“Shpresoj dhe besoj që do ta mbarojmë me sukses edhe pjesën e kampionatit dhe të fitojmë të 3 kupat brenda këtij sezoni”.

Në maj Kombëtarja e shqiptare e volejbollit për meshkuj do të marrë pjesë në kualifikueset e Europianit. Anton Qafarena pavarësisht problemeve që shkaktoi pandemia mendon se do të kenë rezultat.

“Ne do të mundohemi të japim maksimumin pavarësisht vështirësive, pasi pjesa kryesore e sportistëve luan në kampionatin shqiptar dhe ka vetëm 1 muaj që ka filluar. Ne e kemi treguar tashmë që jemi të aftë që të zhvillojmë ndeshje me rivalitet dhe të arrijmë edhe fitore, pse jo edhe një kualifikim”.

Shqipëria ka në grup Sllovakinë, Rumaninë dhe Zvicrën. Ndeshjet do të luhen me sistem grumbullimi.

Tv Klan