Qafshtamë, mbillen 7 000 fidanë



Qafshtamë, mbillen 7 000 fidanë

21:20 18/12/2020

Klosi: Sa më shumë zona të gjelbëruara për të minimizuar efektet e ndryshimeve klimatike

7000 fidanë të rinj pishë e zezë i janë shtuar parkut kombëtar te Qafshtamës.

 Shtimi i gjelbërimit në zonat e mbrojtura të Lurës, Qafshtamës dhe Bunë-Velipojë është pjesë e projektit “Mbështetje për Punë Publike”, të financuar nga  Qeveria Gjermane dhe zbatuar nga  GIZ dhe Agjencia Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi i pranishëm në aktivitetin e mbjelljes së pemëve të reja u ndal tek rëndësia e shtimit të gjelbërimit .

Ai u shpreh se duhen sa më shumë zona të gjelbëruara për të minimizuar efektet e ndryshimeve klimatike.

Projekti parashikon në total mbjelljen e rreth 20.000 pemëve, dhe punësimin e 50 persona në nevojë ekonomike.

Tv Klan






Të ngjashme