Disa automjete bllokohen nga intensiteti i reshjeve të dëborës, lëvizja vetëm me zinxhirë

Përkeqësimi i motit dhe ulja e temperaturave kanë sjellë reshje dëbore në disa zona. Si pasojë e ngricës kalimi në Llogara bëhet me vështirësi.

Shtimi i intensitetit të borës bllokoi disa automjete ndërsa qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.

U desh ndërhyrja e borëpastrueseve për të përmirësuar lëvizjen në këtë rrugë.

Reshje bore pati edhe në qarkun e Korçës, por sipas autoriteteve akset nacionale janë të kalueshme.

Klan News