Balluku në Podgoricë: Kemi projekte konkrete

Lehtësimi i transportit të njerëzve dhe mallrave si dhe siguria rrugore ishin në fokus të një konference rajonale që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi. E pranishme në takim ishte ministja shqiptare e infrastrukturës dhe energjisë e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit.

Belinda Balluku:“Kemi folur sot për projekte të rëndësishme siç është korridori 8, apo lidhja hekurudhore e Shqipërisë Vorë – Hani i Hotit duke u bërë kështu edhe pjesë edhe korridorit 10. Me prezencën e përfaqësueve të komisionit europian  në tryezë kemi arritur të adresojmë të gjitha problemet që kerkojne zgjidhje ne te ardhmen.”

Matej Zakonjšek:“Shume progress është bërë, po ka ende shumë sfida. Diskutuam sesi t’i modernizojmë dhe t’i bëjmë rrugët më të sigurta. Dhe si të realizojme uljen e pritjes së kohës në kufi për të gjithë ballkanin perëndimor, duke përfshirë edhe pikat kufitare të kalimit me Bashkimin Evropian”

Kjo konferencë u realizua në vazhdën e një sërë takimesh rajonale që synojnë rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të ballkanit perendimor.

Tv Klan