Qarkullonin të armatosur, arrestohen dy persona me rrezikshmëri në Durrës

Qarkullonin të armatosur, arrestohen dy persona me rrezikshmëri në Durrës

14:08 09/10/2019

Dy persona me precedent të mëparshëm penal janë arrestuar nga Policia e Durrësit mbrëmjen e së martës në rrugën “Taulantia” të qytetit bregdetar. Elvis Gaçaj 44 vjeç dhe Klajd Drizaj 34 vjeç, janë vënë në pranga pasi u kapën me armë duke udhëtuar me një makinë BMW.

Policia thotë se automjeti me të cilin udhëtonin po kryente manovra të dyshimta në rrugë. Për ndalimin e tyre u ngrit një perimetër i gjerë rrethimi.

Drejtuesi i automjetit Klajd Drizaj u largua së bashku me Elvis Gaçajn sapo panë forcat policore. 44-vjeçari Gaçaj posedonte një pistoletë, të cilën e hodhi në tokë gjatë tentativës për t’u arratisur. Ai kishte thyer edhe masën e sigurisë, pasi është me “arrest shtëpie”.

Ai ka qenë i dënuar më parë për vepra penale kundër personit dhe armëmbajtje pa leje. Edhe shoferi Klajd Drizaj ka qenë i dënuar më parë për të njëjtat vepra penale. Të dy akuzohen për armëmbajtje pa leje, mosbindje ndaj urdhërit të policisë dhe moskallëzim krimi.

Policia sekuestroi edhe pistoletën CZ çeke, dy krehëra me 26 fishekë kalibër 9 mm. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori