Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas polak që qarkullonte me armë zjarri. Në pranga ka rënë A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës.

Ky shtetas qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip  Pistoletë “TT” dhe 7 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./tvklan.al