Sekuestrohet një pistoletë me 8 fishekë

Kanë qenë shërbimet e FNSH së Fierit dhe Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Himarë ata që kanë vënë re se një i ri ishte duke ecur me armë zjarri me vetë.

Menjëherë pasi kanë pikasur se 33- vjeçarit  me inicialet E. D,  banues në Shkodër mbante armë me vete policia ka kontrolluar të riun ku iu gjet një armë zjarri pistoletë me 8 fishekë, të cilën e mbante në brez.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjn e së dielës rreth orës  23:30 në afërsi të një karburanti në qytetin e Himarës.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”./tvklan.al