Bazuar në informacionet e siguruara se në rrugën “Siri Kodra” qarkullonte me “Benz” një person i armatosur, uniformat blu kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The night” për kapjen e tij.

Gjatë operacionit është lokalizuar makina me drejtues 30-vjeçarin me iniciale S.S., banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë. 

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al