Policia e Vlorës ditët e fundit ka nisur një operacion për  kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe për ata që shpërndajnë lënë narkotike. Në dy ditët e fundit është bërë e mundur kapja e dy personave, të cilët qarkullonin me armë zjarri.

Në një njoftim për mediat blutë e Vlorës sqarojnë se është në pranga ka rënë Sandi Sulaj. 34-vjeçari u arrestua në fshatin Peshkëpi, pasi i është gjetur një pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sulaj sipas autoriteteve është një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Ndërkohë pasditen e djeshme në pranga ka rënë dhe Jetmir Aliaj, 26 vjeç, i cili pasi pa forcat e rendit hodhi armën e zjarrit dhe tentoi të largohej me vrap por u kap dhe u prangos gjatë ndjekjes nga Policia.

Një ditë më parë policia e Vlorës, në një njoftim për mediat ka bërë me dije se bashkë me Aliajn ka qenë dhe një 21-vjeçar/tvklan.al