Mesfushori shqiptar është i dyti mes 70 kampionateve në botë

Qazim Laçi është lojtari i asisteve te Sparta Pargue. Mesfushori shqiptar ka dhënë 5 të tillë në këtë sezon të kampionatit çek.

Në një analizë të Qendrës Ndërkombëtare për Studime në Sport ai renditet i dyti në klasifikim mes futbollistëve nga 70 kampionate në botë.

Qazim Laçi ka një mesatare 1.13 asiste për ndeshje dhe më mirë se ai është vetëm Almoez Ali i skuadrës nga Katari, Al Duhail. Në këtë renditje janë përfshirë lojtarë të aktivizuar të paktën 270 minuta gjatë këtij sezoni.

Qazim Laçi është kampion i Çekisë në fuqi me Sparta Prague që synon ta mbrojë titullin. Momentalisht ka 23 pikë pas 7 javësh kampionat, aq sa Slavia Prague që është e dyta për shkak të golavarazhit.

Tv Klan