Klea Huta dhe Elgit Doda janë tashmë burrë e grua! Çifti i njohur i showbizit e kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë, në Marok.

Në Instagram, Klea ka postuar disa nga fotot e setit të martesës, teksa shihet më e bukur se kurrë.

(Fotot e marra nga Instagrami i Klea Hutës)

“Që e vogël kam ëndërruar për ty! Që e vogël doja dikë si ti kur të isha e madhe! Kemi kaluar ditë të mira e jo të mira, por gjithmonë të kam patur pranë e kam qenë pranë teje. Në të mirë e në të keq. Kur flas për ne edhe ndonjë lot gëzimi mi njom faqet. Të dashuroj bashkëshorti im. Zoti na bekoftë dhe syri i keq mos na paftë!”, ka shkruar ajo bashkangjitur fotos. /tvklan.al