“Që në komunizëm stiloja motrat”


“Që në komunizëm stiloja motrat”

19:32 04/10/2019

Aurela Nasedkin, blogerja shqiptare që ka fituar pëlqimin e mijëra ndjekësve

Ajo është një blogere mjaft e njohur në fushën e modës. Ëndrrën e saj të fëmijërisë për t’u veshur bukur dhe për të pasur atelienë e saj të modës tashmë e ka bërë realitet.

Aurela Nasedkin, fashion blogger dhe personal stylist është larguar në moshën 18-vjeçare nga Shqipëria për të kërkuar një jetë më të mirë. Fillimisht është nisur drejt Gjermanisë ku ka jetuar për 5 vite dhe më pas ka shkuar në Kanada, ku edhe jeton prej 20 vitesh.

Gjatë kësaj kohe ka provuar një sërë punësh që i përkasin botës së modës, por tashmë ka krijuar blogun e saj dhe ka arritur të fitojë pëlqimin e mijëra vajzave dhe grave nga mbarë bota. Sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Aurela tregoi më shumë rreth pasionit të saj për modën që sot i është kthyer në profesion.

“Moda më ka pëlqyer që kur kam qenë e vogël. Që në komunizëm stiloja motrat e mia me rrobat e mamit dhe të gjyshes dhe iu bëja paradë mode në shtëpi. Ishte e vështirë të bëje modë në ato vite sepse nuk kishte as revista, as gazeta, as materiale. Pasi ika në Kanada burri im pësoi aksident dhe sot nuk jeton më dhe unë u detyrova të punoja sepse duhej të rrisja djalin dhe të paguaja faturat. Pasi djali shkoi në Universitet sa herë flisja me të më thoshte që të hap diçka lidhur me modën sepse e dinte që ishte pasioni im. Kështu nisi dhe tashmë bëj edhe konsulencë për personat që nuk kanë shumë kohë apo për ata që nuk dinë mirë të kombinohen”, tha Aurela Nasedkin./tvklan.al




Të ngjashme