Hodaj: Afro 6 mijë ndërhyrje kirurgjikale, edhe tek pacientet me Covid

Që prej muajit Mars urgjenca e Traumës dhe urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë kaluar në gatishmëri duke pritur të gjitha rastet urgjente shëndetësore. Në Spitalin e Traumës janë kryer afro rreth 6 mijë operacione. Në mjaft raste janë zbuluar edhe raste me covid.

“Prej Marsit janë kryer rreth 6  mijë e ca operacione të tilla. Afro 10 operacione ditore. Janë shtuar urgjencat e kirurgjisë abdominale dhe ato të tjera që në e kemi për detyrim për t’i kryer”, tha Hodaj nën/drejtor i Spitalit të Traumës.

Përveç aksidenteve ky spital ka përballuar dhe fluksin e të gjitha urgjencave kirurgjikale.

“Në spitalin tonë kanë kanë ardhur afërsisht rreth 45 mijë urgjenca, rreth 35 mijë kanë qenë urgjenca  te traumës”, tha Hodaj.

Sipas bluzave të bardha në mjaft raste, pacientë të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale kanë qenë pozitiv Covid. Pas ndërhyrjes ata janë transferuar në spitalin Infektiv ose atë “Shefqet Ndroqi”.

Tv Klan