Një konflikt pronësie që vazhdon prej 5 vjetësh, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën 55-vjeçares Qefsere Koleci.

Ajo është dhunuar barbarisht mëngjesin e sotëm nga kunati i saj Medi Koleci dhe dy djemtë e tij. Dje për të disatën herë, IKMT shkoi për te liruar një rrugë e zaptuar nga Medi Koleci, por hasi në kundërshtimin e këtij të fundit.

“Më ka rënë me sëpatë në shesh të kokës, pastaj ka dashur me më pre me sëpatë…Më ka rënë me sëpatë në këmbën e djathtë dhe ma ka thy, pastaj në dorën e majtë dhe ma ka thy edhe atë.”

Policia e shoqëroi atë dhe mëngjesin e sotëm u la i lirë. Menjëherë pasi doli nga komisariati, Mediu së bashku me dy djemtë e tij dhunuan 55-vjeçaren. /Klan Plus