Qelizat e riprogramuara ndezin ëndrrën e jetëgjatësisë. Ky është hapi i radhës i një grupi shkencëtarësh të cilët kanë realizuar teste me rezultate mjaft premtuese. Riprogramimi i qelizave për t’i rinuar apo për t’i kthyer bebe, sjell me afër mundësinë për të jetuar më gjatë dhe në shëndet të plotë.
Inovacioni teknologjik po përgatitet që të dalë jashtë laboratorëve dhe të hapen kështu terapitë e gjeneratës së re qelizore për mjekësinë rigjeneruese të së ardhmes. Eksperimentimet klinike në fazë të avancuar tashmë janë përqendruar tek Parkinson, degradimi makularm tumoret, dëmtimet në shtyllë kurrizore, dëmtimet në sy dhe rezultatet deri tani janë mjaft premtuese.
Aktualisht janë 10 studime klinike të nisura, me 10 linja të ndryshme celulare ku principi është tek përdorimi i qelizave staminale dhe kthimi i tyre në gjendje bebe, riprogramimi në çfarëdolloj qelize që nevojitet, dhe përshtatja me sistemet imunitare të gjithsecilit.
Kryesimin e zhvillimit të teknologjisë së re mjekësore e ka çmimi Nobel Shinya Yamanaka dhe Britaniku John Gurdon, së bashku me një sërë qendrash te specializuara kërkimore italiane, britanike, japoneze e amerikane.
Klan News