Qelizat staminale kundër humbjes së shikimit


Qelizat staminale kundër humbjes së shikimit

08:33 09/02/2024

Teknika e re është eksperimentuar me sukses në një klinikë në Romë

Një teknikë e re për të ngadalësuar problemet me shikimin si pasojë e plakjes. Janë përdorur qelizat staminale të kordonit ombelikal dhe pas një përpunimi janë injektuar në zonën e retinës së syrit dhe kanë rezultuar efikase. Ky problem i cili mund të çojë edhe në humbjen totale të shikimit prek miliona njerëz mbi të 50-tat, dhe deri më sot nuk ekziston një trajtim për të.

Metoda është eksperimentuar në poliklinikën “Gemelli” në Romë dhe është në fazën 1 të studimit. Për  herë të parë është përdorur plasma e pasur nga gjaku i kordonit të kërthizës, që ka ngadalësuar evolucionin e kësaj patologjie. Megjithatë sipas mjekëve të grupit studimor, procedura me injektim në sy nuk mund të përsëritet shpesh, kështu që paralelisht është parashikuar një protokoll për t’u injektuar në pjesën intra-vitreale ose pjesën e bardhë të syrit, duke e bërë procesin më të thjeshtë e më të sigurtë si dhe duke evituar dëme.

Klan News









Të ngjashme