Qelizat staminale janë efikase në pacientët me diabet dhe në prodhimin e insulinës.

Pas një viti që janë implantuar nën lëkurën e 26 pacientëve, qelizat janë ende të gjalla dhe prodhojnë insulinë. Këto janë rezultatet paraprake të një eksperimentimi të universitetit British Columbia në Kanada.

Këto testime te para janë kryer mbi paciente që vuanin nga Diabeti 1, dhe sipas mjekëve, pavarësisht se pavarësisht se insulina e prodhuar në këtë mënyrë eksperimentale nuk kishte efekte klinikisht të theksuara, gjithsesi është një hap gjigand që mund të përmirësohet në të ardhmen.

E rëndësishme është sipas grupit kërkimor, që qelizat staminale kanë funksionuar shumë mirë, dhe një vit pas implantimit të tyre, kryenin funksionin e shpresuar, dhe nevoja për insulinë pas 12 muajsh ishte reduktuar me 20% dhe kishte përmirësime në kontrollin e sheqernave.

Studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare Cell Stem Cell dhe Cell Reports Medicine ndërkohë që do të vijohet studimi për përmirësimin e procedurave.

Klan News