BE-ja të hapë negociatat me Tiranën e Shkupin

Ministri i Jashtëm slloven, Anze Logar, tha se Sllovenia ishte vendosmërisht kundër shkëputjes së Tiranës nga Shkupi pasi të dy shtetet i kanë përmbushur kushtet e kërkuara nga Brukseli.

“Të dy shtetet përmbushin kriteret që u janë kërkuar nga BE dhe për aq kohë sa blloku është i bazuar në shtetin e së drejtës dhe të njëjtën masë vlerësimi për të gjithë. Të dy shtetet kandidate Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë se bashku në fazën tjetër”.

Sipas kryediplomatit slloven Brukseli duhet të lëvizë sa më shpejt të jetë e mundur nga një qasje në pritje drejt një strategjie për zgjidhjen e problemeve në zgjerimin me Ballkanin Perëndimor.

“Nëse fillojmë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe nëse ka përparim në procesin Beograd-Prishtinë, kjo patjetër do t’i dërgojë një mesazh shumë pozitiv rajonit dhe me këtë, ne në fund të fundit mund t’i qasemi në mënyrë më efektive Bosnjës”.

Sllovenia është vendosur të organizojë një takim jozyrtar të Ballkanit Perëndimor me udhëheqësit e BE dhe rajonalë në 6 tetor.

“Ajo që ne duam të ndryshojmë është të shkojmë nga strategjia e BE-së e orientuar drejt problemeve drejt një strategjie për zgjidhjen e problemeve. Kjo do të përfshinte të menduarit se si të inkurajojmë dhe detyrojmë qeveritë e të gjashtë shteteve të rajonit që të përshpejtojnë reformat”.

Kryediplomati slloven ka folur edhe për ndikimin rus e kinez në rajon.

“Nëse ne BE nuk e mbushim vakumin në Ballkanin Perëndimor, në lagjen tonë të afërt, dikush tjetër do ta plotësojë. Në këtë kuptim, është në interesin tonë më të mirë strategjik të veprojmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i integrojmë këto vende në BE.

Ne e dimë se ajo që ndodhi është që palët e treta hynë në rajon. Kanë filluar të realizojnë interesat e tyre strategjikë dhe kjo tregon cenueshmërinë e rajonit ndaj është e rrezikshme ne konceptin strategjik”.

Komentet e kryediplomatit slloven mund të shihen si një referencë indirekte ndaj përdorimit në Ballkan te vaksinave të Kinës dhe Rusisë që arritën të maskojnë diplomacinë në kulmin e pandemisë së Covid-19.

Klan News