Një automjet në lëvizje është sulmuar me armë zjarri në në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar me iniciale D.M që ndodhej brenda makinës, ndërkohë që shoku i tij me iniciale D.H ka shpëtuar. I plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga Policia e Gjirokastrës thonë se autori që qëlluoi mjetin tip Ford me targa AA 275 EH është i paidentifikuar, ndërkohë që kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tij. 

Shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa uniformat blu do të marrin dëshminë e të plagosurit dhe shokut të tij që ndodhej në makinë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

/tvklan.al