Tre vetë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në veri-perëndim të Londrës. Policia e kryeqytetit tha se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës rreth orës 21:45 në rrugën Brend në afërsi të stacionit të metrosë Kingsbury.

Tre të plagosurit janë dy djem të moshës 18 dhe 24 vjeç, si dhe një grua rreth të 30-tave, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Sipas mediave britanike deri më tani nuk është arrestuar asnjë person lidhur me ngjarjen.

Stacioni i metrosë Kingsbury u mbyll përkohësisht për arsye të hetimeve, ndërsa rrugët në zonë u mbyllën gjithashtu. Policia tha se u raportua menjëherë sapo ngjarja ndodhi.

Ata gjetën tre persona të shtrirë në tokë, të cilët kishim marrë plagë në trup. Nuk dihet ende se cilat kanë qenë arsyet e ngjarjes dhe personat që kanë qëlluar me armë.

/tvklan.al