Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05 të mëngjesit të sotëm në Korçë. I riu Reans Muçollari kishte shkuar i plagosur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas Policisë së Korçës, 27-vjeçari ka marrë plagë në këmbë dhe nuk ndodhet në rrezik për jetën. Sipas ABC News, Reans Muçollari  fillimisht ka bërë sherr me një person në brendësi të lokalit. Më pas sherri degradoi deri në përdorimin e armëve.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, teksa grupi hetimor ka nisur hetimet. Ndërkohë, do të merret në pyetje edhe i plagosuri për të sqaruar rrethanat. /

tvklan.al