Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fiershegan të Lushnjes.

I plagosuri është Marjo Arapi, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, ndërsa autori/ët janë arratisur.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka rrethuar zonën si dhe ka ngritur pika kontrolli për të kapur autorët. /tvklan.al