Ekzekutohet me breshëri plumbash 32-vjeçari në Durrës



Ekzekutohet me breshëri plumbash 32-vjeçari në Durrës

17:57 24/01/2021

Jetmir Bregu ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve

Nga breshëritë e kallashnikovit Jetmir Bregu u qëllua në këmbë, në kokë dhe në pjesën e kraharorit. 32-vjeçari sapo kishte zbritur nga makina e tij në lagjen 16 në Durrës, kur u ekzekutua pranë stadiumit Niko Dovana nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të diele rreth orës 17:30 minuta.

Pas breshërive të armëve, Bregu u dërgua menjëherë në spital, por duket se nuk u ka mbijetuar plagëve. Policia e identifikoi viktimën si Jetmir Bregu, 32 vjeç, por burime thanë se më herët ai ka mbajtur një emër tjetër dhe njihej ndryshe si Ilir Kuçi.

Në ambientet e policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Uniformat blu ngritën disa pika kontrolli, por shkaqet e atentatit ende nuk dihen, pasi të dhënat për një konflikt të mundshëm janë të pakta.

Tv Klan






Të ngjashme