Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” në qytetin e Fierit.

I plagosuri është me iniciale M.Rr. dhe ka marrë një plumb në këmbë. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve. /tvklan.al