Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një sherri për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngjeqar të Roskovecit. I plagosuri me iniciale E.H. mori mjekim në spital dhe më pas u largua për në banesë.

Policia thotë se ai ishte qëlluar me armë në këmbë nga 50-vjeçari i dyshuar me iniciale U.S., i cili u identifikua pas veprimeve hetimore nga ana e uniformave blu.

Autori i dyshuar është larguar pas ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. /tvklan.al