Një 30- vjeçare shqiptare është qëlluar me armë zjarri jashtë banesës së saj, raportojnë mediat greke.

Sipas protothema.gr mësohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të banesës së saj, në rrugën Aghia Paraskevi në lagjen Chaidari të Athinës.

30-vjeçarja është transferuar në spitalin Tzanei, dhe ka marrë në kokë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

/tvklan.al