Një 50-vjeçar në Vlorë ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 pranë banesës së tij.

I plagosuri Jetnor Xhaferraj u qëllua nga një automjet në lëvizje.

50-vjeçari ka marrë një plumb në krah dhe ndodhet në spital për trajtim mjekësor. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë të paqarta. Grupi hetimor ka nisur punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët që qëlluan me armë ndaj 50-vjeçarit. /tvklan.al