Policia arreston autorin e ngjarjes

Drejtori i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër Mark Molla dhe djali i tij Kristjan Molla janë plagosur me armë zjarri.

Autori i ngjarjes është Mhill Pllumaj, i cili është arrestuar nga policia. Burime nga blutë e Shkodrës bënë të ditur se sherri ka ndodhur për një vend parkimi. Mark Molla është konfliktuar me Mhill Pllumajn për vendin e parkimit të automjetit dhe në sherr e sipër, 43-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar babë e bir.

Të dy janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka sekuestruar edhe armën e krimit.

Tv Klan