Qëllohet me armë lokali në autostradën Tiranë -Durrës

Qëllohet me armë lokali në autostradën Tiranë -Durrës

11:35 24/08/2019

Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës  është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Policia e kryeqytetit njofton se lokali është në pronësi të shtetasit P. L., 49 vjeç, banues në Domje.

Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor  po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike”./tvklan.al

Të ngjashme
UKT