Një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Mifolit në Novoselë të Vlorës. Sipas policisë, në automjetin që u qëllua me armë udhëtonte 33-vjeçari me iniciale R.A. Ky i fundit humbi kontrollin dhe mjeti doli nga rruga e përfundoi në kanal.

Për pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të vogla të shkaktuara nga aksidenti, por jo nga të shtënat me armë. Autorët dhe shkaqet e kësaj ngjarje nuk dihen. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili është duke hetuar për të zbardhur dinamikën dhe për të mbledhur provat. Po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/tvklan.al