Ky është autori i dyshuar i sulmit me armë zjarri ndaj makinës ku lëvizte 42-vjeçari Rudolf Zefi, regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në rrugën Don Bosko.

Pamjet që shihni janë fiksuar nga kamerat e sigurisë përpara ngjarjes, ku shfaqet autori i dyshuar duke pirë cigare.

Ai është shpallur në kërkim nga policia por për shkak të hetimit emri i tij nuk është bërë i ditur.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 6:45 të mëngjesit, ku fatmirësisht Rudolf Zefi shpëtoi pa lëndime.

Ishte vetë 42-vjeçari që denoncoi rastin në polici, ndërsa përpara hetuesve deklaroi se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka konflikte me askënd.

Pavarësisht kësaj dëshmie, Policia e Tiranës po kryen verifikime për ndonjë konflikt të kohëve të fundit të 42-vjeçarit.

Ky i fundit rezulton person pa precedent të mëparshëm penal.

Tv Klan