Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në kryeqytet.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të makinës së një 24-vjeçari me iniciale N.A.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Tvklan.al ka siguruar edhe pamje nga vendi ku kanë ndodhur të shtënat.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. E gjitha zona është rrethuar me shirit nga uniformat blu.

Shërbimet e policisë kanë ngritur postblloqe dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e autorit/ëve. /tvklan.al