Një 25-vjeçar në Mat është vënë në pranga nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një qytetari.

I arrestuari me iniciale S.K. qëlloi me pistoletë në drejtim të portës së jashtme të murit rrethues të banesës së qytetarit me iniciale L.N. Më pas ishte larguar nga vendngjarja dhe armën e hodhi në një rezervuar, art ku po kryhen kontrolle nga polumbarët e RENEA-s për gjetjen e pistoletës.

Autori u identifikua nga policia dhe u arrestua brenda një kohe të shkurtër. Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu i gjetën edhe 320 fishekë dhe një granatë. I riu akuzohet për armëmbajtje pa leje, shkatërrim prone dhe prishje të qetësisë publike. /tvklan.al